Pashk Pervathi

prezantim

Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958. Mbaron Shkollen e Mesme te Kultures ne vitin 1976 ne degen “Mesues Vizatimi. Ne vitin 1979 merr pjese per here te pare ne Ekspoziten Kombetare me peisazhin “Vjeshte ne Manati”. Nga kjo periudhe merr pjese rregullisht ne Ekspozitat Kombetare Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë  ne degen Pikturë Monumentale.


VEPRIMTARIA KRIJUESE
Eshte autor i 42, ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ka hapur Ekspozita Personale jashtë Shqipërisë ne Muzeun Municipal, Ceuta (Spanje), Qendra Kulturore Ataturk, Stamboll (Turqi), Pallati i Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve (Zvicër), Galeria "Molo Vanviteliana" ne Ankona, Galeria "Guzzini" Rekanati - Ancona (Itali),  Galeria "Oficcina della memoria" Fiuggi, Rome, (Itali), Galeria "Arte antiquare" Milano (Itali),  Galeria Kombëtare Prishtine (Kosove).

Ekspozita ne grup:"Basilica si S. Maria di Collemaggio" Aquila, (Itali), "Pinacoteca dell amministrazione provinciale, Bari (Itali), Galeria "Exiliza" Ceuta (Spanje), Panairi i Artit Taormina, (Itali), Panairi i Artit Berlin, (Gjermani), “Lotton Gallery” në Çikago, “Eisenhauer Gallery” në Masaçusets, “Good Art Company” në Teksas dhe ”Smith Klein Gallery” ne Kolorado, "Chistopfer Hill" ne Kaliforni (SHBA), Guayang (Kine).

Vepra te tij jane pjese e fondit te koleksionisteve ne Europe, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ka tre vepra.


Me datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhërin "Naim Frashëri i Artë".
Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin "Abdurahim Buza" ne pikture.
Eshtë fitues i çmimit "KULT" duke u shpallur nga Akademia "KULT" si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.
Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit "Gursel Sulejmani" në Ferizaj, Kosovë.
Në Vitin 2016 nderohet me" CMIMIN SPECIAL" nga Kosova Art, per rezultatet e arritura në Gara e Artit Global.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Urdheri "MJESHTER I MADH".
Me 10 Dhjetor 2019 eshte shpallur piktori me i mire i veriut nga agjensia e spektakleve “Buna 1”.
Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës