Comments

Abaz Hado

Pervathi, piktor i sistemeve estetike


... Ai, si nje poet lirik, e sheh natyren si pjese shpirterore qe e frymezon dhe e ben te realizoje. Ka nje dialog interesant me mjedisin, eshte i drejteperdrejte, ashtu sic eshte edhe indirekt. Para tij, natyra eshte pika e references, ku ai mbeshtetet dhe zberthen sisteme dhe kode te tera te modelimit dhe lojes se ngjyres.
Pashk Pervathi ka formuar variacione ne forme ciklesh, mundesi kjo per te sistemuar dialogje te pafundme. Niset nga nje motiv i brendshem sic eshte shtepia, vatra e ngrohte e familjes, e femijerise. Pra, kete objekt real ai e rinxjerr si konvencion te kujtimeve te vazhdimesise dhe te qendres se jetes. Me tej, ka dekorativitet, zbulon larmi ngjyrash, ku gjenden konvencionet e varkave si realitet dhe imazh bashke. Apo kodrinat te mbushura me ngjyra plot drite. Ndersa "Kater stinet" sugjerohen nga levizjet e pemeve me nje stilizim adeguat, duke e kaluar gjendjen pikturale ne nje stad me te larte. Por edhe cikli i kuajve, nuk eshte gje tjeter vecse gjetja e nje kodi te ri per te riformuar sisteme te tjera te reja e te ndryshme. Kjo eshte superbota e krijuar prej tij.

Koloriti i vecante, dialog i vleres
Ky piktor ka nje ndjesi te vecante, krejt individuale. Ai arrin te harmonizoje plane dekorative ne forma vlerash qe rralle gjenden me kete konkretizim ne pikturen shqiptare te viteve te fundit. Keto raporte koloristike artikulojne variacione ne dukje te thjeshta, por teper te rafinuara dhe elegante. Ai eshte racional: sfondi i shtrire me penelata te qeta thyhet apo zhurmohet nga ngacmime teper te ekuilibruara. Piktura e tij eshte pikture e ngjyres se gezuar, e pershkruar nga drita; pikture e mases. Operon me disa ngacmime, papritur: mbi nje siperfaqe, mbi nje qiell, mbi nje lendine. Tere siperfaqja luan kete loje.
Koloriti i tij eshte i perpunuar. Kjo eshte nje kerkese e pergjithshme, por ne rastet e piktures realiste, dekorative e simbolike, kerkohen ekuilibre ngjyrash delikate. Ai eshte krijues i vleres delikate. Ai mendon te ndertoje tanime koncepte te reja mbi bazamente, koncepte qe i ka fituar nga eksperienca. Ai eshte ne fazen kur krijuesi i vecante, kerkon te thote ndryshe, te rikrijoje kode te lidhjes me natyren, me spektatorin, me veten.
Tek triptiku "Kuajt", ka premisa mirekuptimi konceptual edhe ne tendencat koloristike. Pashku ne teresi duhet te konceptohet si individualitet. Fakti qe piktura e tij dallohet per nga koloriti, mes te tjerave eshte premise per nje nisje nga rruga e tij tanime me e gjere per te shkuar me larg.

Simbolika
Teresia e kesaj vepre eshte mbartese e simbolikes se drejtperdrejte te nje pikture realiste. Nuk ka reference me domethenese se shtepia, qe merr ngarkese emocionale nga simbolika e vetmise, e thjeshtesise. Peizazhet e fshatit nderthurin larmine dhe simboliken e urbanizimit te fshatit. Elementet, varkat e vetmuara me sfond te nje qetesie disi te cuditshme, ashtu te palevizura, reflektojne me ujin e paster, duke dhene sugjerimin e nje dialogu ireal me veten. Trajtimi i tyre ka nje thjeshtesi deri ne admirim. Duke mos e pyetur natyren si model te pandryshueshem, ai merr tek pemet bashkelidhjen me deget. Arrin te fuse ne sisteme simbolike emocionet gati muzikore ne "Kater stinet". Nuk eshte shume, po te krahasohen me harmonine poetike te muzikes se Vivaldit.
Pashk Pervathi ka silbolike te thjeshte, te pranueshme si kod estetik, sepse synon dhe kerkon dialog te gjere. Ne radhe te pare, me publikun, me kodet e veta, me simbolet e veta te patjetersueshme.

Abaz Hado
Drejtor i Galerise Kombetare te Arteve Tirane