Pashk Pervathi


Pashk pervathi


Une jam Pashk Pervathi. Kam lindur dhe banoj ne qytetin e Lezhes ne Shqiperine veriperendimore. Eshte qytet i vogel me rreth 30000 banore. Historia e qytetit tim eshte vjeter 2400 vjecare dhe e lidhur me histori te lavdishme nder shekuj. Ne antikitet ishte me i fortifikuari qytet i Ilirise. Gjurmet e mureve ciklopike ndjehen edhe sot. Pozita gjeografike e tij eshte e lakmueshme, me lumin qe e pershkon mespermes, me male e fusha e detin perbri. Eshte qytet me drite mesdhetare. Mua me pelqen te jetoj ketu.

Me pikturen u lidha qe ne vogli. Ne moshen 7 vjecare pozova per portretin tim para nje piktori qe e kishte sjelle tim ate ne shtepi. Shpesh ne ate kohe perpiqesha ta riprodhooja portretin tim. Dashje pa dashje piktura u be pjese e jetes time. Studiova per pikture ne Tirane ne shkollen e mesme dhe ne Akademine e Arteve.

Pikturat qe po ju paraqes juve jane pjese e nje koleksioni qe une kam ne studion time ketu ne Lezhe. Jane realizime qe fillojne ne vitin 1984. Veprat e para jane te orientuara drejt nje pikture impresioniste por qe vite me vone, kryesisht pas viteve 2000 shkon drejt nje pikture dekorative, me konvencionale, hera heres edhe me simbolike te caktuar.

Ne vitet e para motivet e mija te preferuara ishin peisazhet e vjeshtes, ndersa tani mbeten kuajt, varkat dhe guret.

Une ju uroj shikim te kendeshem te veprave te mia, ju falenderoj per kete dhe njekohesisht jam ne dispozicionin tuaj per te dhene shpjegimet qe ju mund te kerkoni. Per kontakte ju lutem kaloni ne faqen e kontaktit

Ju Faleminderit.