Albanian artist Pashk Pervathi


Pashk Pėrvathi ka lindur nė Manati tė Lezhės, me 27 Shkurt te vitit 1958.
Qė nė fėmijėri ushqen pasion pėr pikturen. Pas mbarimit tė shkollės sė Mesme Artistike nė Tiranė, punon mėsues vizatimi dhe merret me pikturė, kryesisht nė gjininė e peizazhit.

Nė moshėn 21-vjeēare paraqitet pėr herė tė parė nė Ekspoziten Kombėtare nė vitin 1979 me peizazhin "Vjeshtė nė Manati" pėrkrah piktorėve mė tė njohur tė vendit. Nė vitin 1983 ēel edhe ekspozitėn e tij tė parė vetjake.

Gjatė viteve 1986-1990 studion ne Akademinė e Arteve nė Tiranė (Pikturė Monumentale), ndėrkohe qė vazhdon tė krijojė dhe tė marrė pjesė nė ekspozita kombėtare.
Ėshtė pjesėmarrės si piktor ne veprimtari te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Vepra te tij jane pjese e fondit te koleksionisteve ne Europe, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ka tre vepra.

Me datėn 6/12/2006 Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė e dekoron piktorin Pashk Pėrvathi me Urdhėrin "Naim Frashėri i Artė".
Nė Tetor tė vitit 2010 fiton ēmimin "Abdurahim Buza" ne pikture.
Eshtė fitues i ēmimit "KULT" duke u shpallur nga Akademia "KULT" si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 pėr krijimtarinė me tė mirė nė artet figurative.

Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-tė tė ēmimit "Gursel Sulejmani" nė Ferizaj, Kosovė.
Nė Vitin 2016 nderohet me" CMIMIN SPECIAL" nga Kosova Art, per rezultatet e arritura nė Gara e Artit Global.

Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Urdheri "MJESHTER I MADH".
Eshte autor i 38, ekspozitave personale nė pikturė tė hapura brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Prej vitit 1994 punon si Piktor ne profesion te lire

Sot jeton dhe ushtron veprimtarinė e tij krijuese nė qytetin e Lezhės