Albanian artist Pashk Pervathi


Pashk Pervathi ka lindur ne Manati, prane qytetit te Lezhes, ne vitin 1958, me 27 shkurt. Qe ne femijeri ushqen pasion per pikturen. Pas mbarimit te shkolles se Mesme Artistike ne Tirane, punon mesues vizatimi dhe merret me pikture, kryesisht ne gjinine e peizazhit.

Ne moshen 21-vjecare paraqitet per here te pare ne Ekspoziten Kombetare ne vitin 1979 me peizazhin "Vjeshte ne Manati", perkrah piktoreve me te njohur te vendit. Ne vitin 1983 cel edhe ekspoziten e tij te pare vetjake.

Gjate viteve 1986-1990 studion ne Akademine e Arteve ne Tirane (Pikture Monumentale), nderkohe qe vazhdon te krijoje dhe te marre pjese ne ekspozita kombetare.

Me pas, krahas punes si drejtues i Galerise se Arteve ne Lezhe, i kultures se rrethit dhe anetar i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (1999 - 2004), eshte pjesemarres si piktor ne veprimtari to ndryshme kombetare dhe nderkombetare. Ne fondin e Galerise Kombetare to Arteve, Tirane ka dy vepra, ndersa nder koleksioniste private mbi 620, prej te cilave 130 nder koleksioniste te huaj, perfshire edhe peizazhin "Vjeshte ne lagune", qe sot ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Arteve dhe te Historise te qytetit Ceuta ne Spanje.

Ne vitin 2002 ka realizuar te gjitha pikturat e Kishes se re te Shen Palit ne Detroit, SHBA.

Me daten 6/12/2006 Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Alfred Moisiu dekoron piktorin Pashk Pervathi me Urdherin "Naim Frasheri" i Arte me kete motivacion: "Per pjesmarrje dinjitoze ne ekspozitat kombetare dhe nderkombetare te arteve figurative dhe per pune me perkushtim ne pergatitjen e talenteve te reja ne rrethin e Lezhes.

Sot jeton dhe ushtron veprimtarine e tij krijuese ne qytetin e Lezhes